Grabitën në seri biznese e banesa në Francë, dënohet banda e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë! Ja sa burg do vuajnë, u sekuestruan dhe sende luksoze
Katër shqiptarë, të dyshuar për një seri vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje në banesa në Francë, janë dënuar me nga tre vite burg secili nga Gjykata e Colmarit. Vendimi u dha më 13 nëntor, pas një hetimi të detajuar nga njësia hetimore të policisë franceze në Colmar. Pavarësisht se të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje, gjykata vendosi dënimin e tyre. Vjedhjet kishin shkaktuar shqetësim te banorët e disa zonave. Në Turckheim, një banor tregoi se hajdutët i kishin dëmtuar grilat elektrike dhe dritaren e banesës, duke përdorur edhe një darë për skarë të marrë nga kopshti. Brenda shtëpisë gjithçka ishte përmbysur, por autorët nuk kishin arritur të merrnin asgjë. Një tjetër rast u regjistrua në Zimmerbach, ku një grua u njoftua nga fqinja...
Burimi:
javanews.al