Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Prrenjas, plagoset një nga drejtuesit! Ja si paraqitet gjendja e tij, shkak dyshohet…

Makinat përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Prrenjas, plagoset një nga drejtuesit! Ja si paraqitet gjendja e tij, shkak dyshohet…

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Qukës-Prrenjas (14 nëntor), tek vendi i quajtur “Ura e Torromanit”. Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën duke përfunduar jashtë rrugës nga përplasja e fortë. Njëri prej drejtuesve të mjeteve është plagosur. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dëmet materiale të shumta, mjetet janë shkatërruar thuajse tërësisht. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë. Është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për largimin e mjeteve dhe pastrimin e rrugës nga vajrat të cilat mund të bëhen shkak për aksidente të tjera.