SYRI TV/ Tre viktima dhe 5 të plagosur nga aksidentet rrugore, bilanc tragjik këtë të shtunë në vend
Tre viktima dhe 5 të plagosur është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore që kanë përgjakur vendin këtë të shtunë. Bledian Osmani dhe Maltina Ferati kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy mjeteve në Xibër në afërsi të tunelit të Murrizit. Ndërkohë në orët e drekës Paulin Filopati ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet tip benz në autostradën Thumanë - Fushë Krujë, teksa tentonte të kalonte rrugën. SYRI TV Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktimat janë identifikuar si Bledian Osmani, dhe Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në një nga mjetet....
Burimi:
syri.net