Liga e Kombeve/ Sfida me Bjellorusinë, Asllani: Kjo fanellë kërkon më shumë se 100%, luajmë vetëm për fitore!
Në prag të sfidës së fundit të Shqipërisë në këtë fazë të Ligës së Kombeve, ndaj Bjellorusisë, në konferencën për shtyp nga Budapesti ka dalë mesfushori Kristjan Asllani. Kuqezinjtë synojnë të mbyllin me sukses këtë edicion dhe të sigurojnë vendin e parë në grup, ndërsa përballë do të kenë një kundërshtar që kërkon të vështirësojë misionin e skuadrës së drejtuar nga Rolando Maran. Asllani ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, gjendjen e skuadrës dhe objektivat e Shqipërisë në këtë përballje që do të luhet në kryeqytetin hungarez. Gjendja fizike: Gjendja është shumë e mirë. Sot kemi zhvilluar seancën e fundit stërvitore në mëngjes, ndërsa tani na mbetet të bëjmë edhe analizën e kundërshtarit. Jemi gati dhe nuk duhet të mendojmë shumë. Do të synojmë...
Burimi:
javanews.al