SYRI TV/ Protestë në sheshin e Flamurit në Vlorë, kërkohet ruajtja e historisë dhe trashëgimisë

SYRI TV/ Protestë në sheshin e Flamurit në Vlorë, kërkohet ruajtja e historisë dhe trashëgimisë

Në prag të festave të nëntorit, dhjetëra qytetarë të Vlorës zhvilluan një tubim para memorialit të shpalljes së Pavarësisë në Sheshin e Flamurit. Qëllimi i tubimit ishte përkujtimi i figurave dhe familjeve të shquara historike, që kanë dhënë kontribut kombëtar, ndërsa u kërkua mbrojtja e identitetit dhe historisë. Dhjetëra qytetarë të Vlorës, në prag të festave të Nëntorit, kanë zhvilluar një tubim paqësor përpara memorialit kushtuar shpalljes së Pavarësisë. Gjatë tubimit të zhvilluar sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, u soll në vëmendje historia e këtij sheshi dhe kontributi i familjes Vlora në krijimin e hapësirës publike. Në fjalën e mbajtur, u theksua se familja Vlora, përmes kontributit të saj në interes të qytetit, ka pasur një rol të rëndësishëm në historinë e këtij...