As sot nuk hoqën dorë nga dhuna, mbyllet pas 5 orësh protesta e thirrur nga studentët! Kangjella të shkulura në rrugë, kosha dhe tabela të djegura…
Për herë të dytë brenda javës, studentët mblodhën forcat për protestë kombëtare brenda një kohe të shkurtër. Demokratët nuk u shfaqën. Refuzimi i studentëve dhe incidentet në protestën e javës së shkuar bënë që Sali Berisha të mos thërriste tubim në mbështetje të tyre. Qëndrimi para Ministrisë së Arsimit nuk zgjati shumë, pasi dogjën koshat e mbeturinave, protestuesit marshuan drejt Zogut të Zi, ku paralizuan qarkullimin. Marshimi vijoi drejt 21 Dhjetorit, ku protestuesit linin shenjën e tyre, me kangjellat e hequra nga trotuaret në mes të rrugës dhe tabela reklamash që u bohej flaka. Bashkë me protestuesit marshonin edhe policët, por distanca u ruajt nga të dyja palët. Protestuesit vërshuan drejt Unazës së Vogël dhe stopuan tek Kryeministria, aty ku nuk munguan as tensionet pranë...
Burimi:
javanews.al