Kaosi në aeroportet amerikane, Sekretari i Transportit: Nuk ishte sulm kibernetik, shkaku ishin kabllot e vjetra të bakrit!

Kaosi në aeroportet amerikane, Sekretari i Transportit: Nuk ishte sulm kibernetik, shkaku ishin kabllot e vjetra të bakrit!

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka reaguar pas kaosit të shkaktuar në aeroportet amerikane, ku mijëra fluturime u pezulluan për shkak të një ndërprerjeje në sistemin e kontrollit të trafikut ajror. Sipas tij, problemi dyshohet se lidhet me punimet për riparimin e kabllove të vjetra të bakrit, ndërsa shkaku i saktë i defektit mbetet ende i paqartë. Në një konferencë për shtyp, Duffy përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj, duke shpjeguar se sistemet u rikthyen në funksion pasi autoritetet izoluan zonën ku po kryheshin punimet. “Ne nuk besojmë se ishte një sulm kibernetik. Ky është një sistem i FAA-së që nuk reagonte në atë moment, ose kontraktori ynë nuk reagonte, ose pajisjet nuk funksiononin, dhe kjo shkaktoi ndërprerjen”, deklaroi...