Tirana dhe Teuta e mbyllin me humbje fazën e parë, Pogradeci ngjitet në krye të renditjes

Tirana dhe Teuta e mbyllin me humbje fazën e parë, Pogradeci ngjitet në krye të renditjes

Pogradeci kampion ka marrë kreun e renditjes së Superligës në volejboll për femra, në javën e shtatë dhe të fundit të fazës së parë të kampionatit. Humbjet e Tiranës dhe Teutës këtë fundjavë kanë përmbysur renditjen. Tirana u mund 3-0 në Korcë nga Skënderbeu vendës (25-23, 25-23, 25-19), një ndeshje që dhuroi emocione shumicën e kohës. Në dy setet e para, bardheblutë dueluan fort për fitoren, por më pas në fushë dominoi Skënderbeu. Fitore të rëndësishme korri në Durrës ekipi kampion i Pogradecit, që triumfoi 3-0 (25-20, 25-21, 25-18) ndaj Teutës. Pritej një përballje më e fortë, por pogradecaret ishin ndjeshëm më lart në fushë dhe e merituan fitoren. Dinamo mundi pa shumë probleme 3-0 Lushnjën (25-17, 25-16, 25-16), duke qëndruar në vendin e gjashtë...