Arbër Hoxha merr vendin e Muçit dhe Qazim Laçi për sulmin, Shqipëria ka gati formacionin për Bjellorusinë

Arbër Hoxha merr vendin e Muçit dhe Qazim Laçi për sulmin, Shqipëria ka gati formacionin për Bjellorusinë

Shqipëria përgatitet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë do të përballen me Bjellorusinë, në sfidën e fundit të Grupit C1, me objektivin për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Ligën B. Trajneri Rolando Maran duhet të bëjë disa ndryshime në formacion, për shkak të mungesave të rëndësishme. Ylber Ramadani nuk do të jetë në dispozicion për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa Ernest Muçi mungon pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës. Në këto kushte, Juljan Shehu pritet të marrë vendin e Ramadanit në mesfushë, përkrah Kristjan Asllanit. Ndërkohë, dilema kryesore lidhet me repartin ofensiv, ku Arbër Hoxha shihet si alternativa më e mundshme për të zëvendësuar Muçin. Formacioni i mundshëm pritet...