‘Sakati’ doli garant për paratë e ekzekutimit të Lul Mashës, SPAK kërkon ekstradimin në Shqipëri të Aldo Baho

‘Sakati’ doli garant për paratë e ekzekutimit të Lul Mashës, SPAK kërkon ekstradimin në Shqipëri të Aldo Baho

Aleksandër alias Sandër Baho TIRANË-Aleksandër alias Sandër Baho alias “Sakati”, pritet të ekstradohet nga Italia në Shqipëri, pasi prokuroria e posaçme SPAK pak kohë më parë i është drejtuar me një letër-porosi Drejtësisë Italiane, duke kërkuar transferimin e menjëhershëm të tij tek autoritetet Shqiptare.  Aleksandër (Aldo) Baho i njohur me nofkën "Sakati" dhe i konsideruar si krahu i djathtë i Endrit Alibej, i vrarë më 29 dhjetor të vitit 2018 U arrestua në Itali më 8 tetor. GJKKO ka caktuar ndaj tij "arrest me burg" për: “Vrasja”, mbetur në tentativë, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar...