Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

Pirro Dhima ka paraqitur dorëheqjen nga posti i këshilltarit special në Ministrinë e Sportit në Greqi, pas shpërthimit të skandalit të dopingut ku është përfshirë vëllai i tij, Odhise Dhima. Sipas mediave greke, dorëheqja e kampionit olimpik nuk është pranuar nga zëvendësministri i Sportit, Janis Vrutsis. Vendimi i Pirro Dhimës u mor për arsye të ndjeshmërisë dhe dinjitetit personal, raporton Protothema. Megjithatë Vrutsis nuk e pranoi dorëheqjen e tij, me argumentin se përgjegjësia familjare nuk ekziston në këtë rast. “Çfarë lidhjeje ke ti me këtë çështje?”, raportohet t’i jetë përgjigjur ai. Pirro Dhima vazhdon të mbajë postin e sekretarit special në Federatën e Peshëngritjes. Peshëngritësi i njohur i ka sjellë Greqisë tri medalje olimpike ari dhe një medalje bronzi. 58-vjeçari Odhise Dhima u arrestua mëngjesin...