Studentët e gjakosur në furgonin e Policisë/ Deputeti: Do të mbani përgjegjësi

Studentët e gjakosur në furgonin e Policisë/ Deputeti: Do të mbani përgjegjësi

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka publikuar pamje nga brenda një furgoni policie, ku shfaqen studentë të gjakosur dhe të shoqëruar nga efektivët, pas protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Kapri dëgjohet duke kërkuar shpjegime nga efektivët për gjendjen e të rinjve. Deputeti u shpreh se punonjësit e policisë që kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. “Shikoni si i kanë katandisur studentët! I kanë rrahur dhe i kanë futur në furgona policie. Do të mbajnë përgjegjësi, nga i pari te i fundit, për këto pamje”, deklaroi Kapri. Reagimi i deputetit vjen në një ditë të shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Rrethanat e plota të ndërhyrjes dhe përgjegjësitë...