Spanja në zgjedhje të parakohshme, Sanchez përballet me rivalitetin e fortë të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme
Qendrat e votimit janë hapur në Spanjë, ku qytetarët po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri socialist Pedro Sanchez thirri zgjedhjet tetë muaj përpara përfundimit të mandatit, pasi deputetët rrëzuan ndryshimet e propozuara prej tij për ligjet e strehimit. Partia Socialiste e Sanchezit (PSOE) përballet me një garë të fortë nga Partia Popullore konservatore (PP), e drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo, e cila mund të ketë nevojë për mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox për të siguruar shumicën parlamentare. Sondazhet e fundit e nxjerrin Sanchezin pak pas rivalit të tij, Feijóo, por kryeministri është shprehur optimist për fitoren. Qytetarët mund të votojnë deri në orën 20:00 të së dielës, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen rreth një orë pas mbylljes së qendrave...
Burimi:
javanews.al