Tragjedi në Peru, rrëzohet helikopteri ushtarak: 8 të vdekur, mbijeton vetëm piloti

Tragjedi në Peru, rrëzohet helikopteri ushtarak: 8 të vdekur, mbijeton vetëm piloti

Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në jug të Perusë, ndërsa i vetmi i mbijetuar nga nëntë personat që ndodheshin në bord është piloti i mjetit fluturues. Ngjarja ndodhi në zonën rurale të Sanabambës, në rajonin Ayacucho, një territor malor dhe i vështirë për t'u aksesuar. Helikopteri ishte angazhuar në një mision mbi luginat e lumenjve Apurímac, Ene dhe Mantaro, një zonë e njohur edhe për aktivitetin e kultivimit të kokainës. Ministria peruane e Mbrojtjes konfirmoi aksidentin, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të lokalizonin mjetin dhe personat që ndodheshin në të. Piloti u nxor i gjallë nga rrënojat dhe u transportua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në raportimet e fundit, autoritetet nuk kishin bërë publike shkaqet e...