Netanyahu bën ofertën e papritur për rivalin, i propozon Eisenkotit postin e kryeministrit
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një lëshim të rëndësishëm politik në përpjekje për të kapërcyer krizën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’i japë fillimisht postin e kryeministrit rivalit të tij politik, Gadi Eisenkot, në kuadër të një qeverie të unitetit kombëtar me rotacion. Dy liderët pritet të zhvillojnë një takim këtë të diel, në një përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të shmangur një tjetër bllokim politik në Izrael. Netanyahu e bëri publik propozimin përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku theksoi se është i gatshëm të lërë mënjanë edhe parimin që partia më e madhe duhet të drejtojë qeverinë. Sipas formulës së propozuar, Eisenkot do të merrte...
Burimi:
ntv.al