Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Një ditë pas protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, sot pritet të zhvillohet një tjetër protestë në Tiranë. Qytetarët dhe studentët pritet të vijojnë qëndresën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij. Tubimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe vjen pas manifestimit të zhvilluar në Ditën e Pavarësisë, ku mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan thirrjes për protestë. Lëvizja vijon të kërkojë largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Protestat, që kanë nisur prej muajsh dhe janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytet, janë shoqëruar me përshkallëzim...
Burimi:
gijotina.com