Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës, 29 nëntor, në Ksamil. Sipas njoftimit të Policisë, në oborrin e banesës së një 76-vjeçari, me inicialet I. A., dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet për identifikimin e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. “Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Burimi:
gijotina.com