Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta e djeshme kundër qeverisë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, duke përfunduar me 12 persona të arrestuar dhe 19 të tjerë të proceduar penalisht. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë tubimit u përdorën sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov ndaj efektivëve, ndërsa u bllokua qarkullimi dhe u dëmtua prona publike. Si pasojë e incidenteve, 17 punonjës policie mbetën të lënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës. NJOFTIMI I POLICISË: Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë. Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie. Në vijim...