Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI-VIDEO)

Hodhi molotov drejt efektivëve të Policisë gjatë protestës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI-VIDEO)

18-vjeçari-pamje te publikuara nga policia TIRANË- Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme. I riu, i identifikuar si Andrea Qorraj, u ndalua pranë ish-hotel “Dajti”. Sipas njoftimit të Policisë, 18-vjeçari ka hedhur koktej molotov në drejt të efektivë që ishin të planizuar në shërbim, duke rrezikuar jetën e tyre.  Njoftimi i Policisë: Hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve...