Reshje dëbore në veri dhe juglindje, ARRSH: Të gjitha akset të hapura, kujdes në rrugë
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë, duke sjellë prezencë dëbore në disa akse rrugore. Pavarësisht kushteve atmosferike, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se të gjitha rrugët mbeten të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht. Sipas ARRSH-së, reshjet e shiut me intensitet mesatar janë shoqëruar me dëborë në zonat malore, ndërsa grupet e mirëmbajtjes janë angazhuar gjatë gjithë natës për të garantuar lëvizjen e sigurt të mjeteve. Në rajonin verior, reshje dëbore janë regjistruar në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Hani i Hotit–Vermosh, Bogë–Theth, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Dushaj–Lekbibaj, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë–Bajram Curri, Bulqizë–Peshkopi, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Krumë dhe Dedaj–Razëm, si dhe në segmente të tjera malore. Ndërkohë, në juglindje, dëbora ka prekur rrugët Qukës–Qafë Plloçë, Qafë Plloçë–Qafë Thanë,...
Burimi:
kohajone.com