Dëbora përfshin veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Të gjitha akset të hapura

Dëbora përfshin veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Të gjitha akset të hapura

debora TIRANË- Reshjet e dëborës, të shoqëruara me tepmeratura të ulëta kanë përfshirë gjatë natës zonat veriore dhe juglindore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se pavarësisht kushteve atmosferike, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të pajisen me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në akset ku ka prezencë dëbore. Njoftimi i ARRSH-së: SITUATA NË AKSET RRUGORE Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe në juglindje të vendit Të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht Reshje dëbore ka pasur: Në Rajonin VeriorBajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth,...