Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Edhe më 28 Nëntor protestuesit e vazhduan protestën, gjatë së cilës nuk munguan aktet e dhunës. Protesta nisi rreth orës 10:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë. Aty protestuesit sulmuan me gurë dhe molotovë në drejtim të policisë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome. Në ndryshim nga protestat e kaluara, ditën e sotme, policia ka përdorur edhe dron për hedhjen e gazit lotsjellës. Protesta vijoi në sheshin kryesor të Tiranës. Më pas protestuesit tentuan të djegin selinë e Partisë Socialiste, ku ishin pozicionuar forca të shumta policie të cilën shpërndanë protestuesit. Protestavijoi deri në mbrëmje dhe mbështetur në njoftimet zyrtare, deri në publikimin e këtij shkrimi raportohet për 35 të lënduar – 12...