Ceremonia e 28 Nëntorit, Basha shfaqet krah ambasadorit amerikan, Rama krah Lindës
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, ku kanë marrë pjesë figura të njohura të politikës shqiptare dhe të Kosovës, përfaqësues të institucioneve dhe trupi diplomatik. Mes të pranishmëve në ceremoninë festive ishin kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Po ashtu pjesë e ceremonisë ishte edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, si dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit është shfaqur në krah të ambasadorit Wendt gjatë pritjes së organizuar nga kreu i Shtetit. Në fillim të ceremonisë Basha u pa duke diskutuar dhe folur me ambasadorin amerikan Eric Wend, teksa gjatë ceremonisë kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit. Gjatë himnit, në podium ishte kryeministri Edi Rama me bashkëshorten,...
Burimi:
ntv.al