Dëbora zbardh veriun dhe juglindjen, ARRSH publikon akset ku duhet të bëni kujdes
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë natës zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë, duke sjellë prezencë dëbore në disa prej akseve rrugore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht. Kontraktorët janë angazhuar në terren me mjete dhe punonjës për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim shmangien e ngricave dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit. Sipas ARRSH-së, në Rajonin Verior reshje dëbore janë regjistruar në akset Bajram Curri–Valbonë, Ura Bujan–Qafë Morinë, Hani i Hotit–Vermosh, Bogë–Theth, Rrëshen–Shpal–Qafë Benë, Fierzë–Bajram Curri, Bulqizë–Peshkopi, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Krumë dhe Dedaj–Razëm, mes akseve të tjera. Ndërsa në juglindje, dëbora ka prekur akset Qukës–Qafë Plloçë, Qafë Plloçë–Qafë Thanë, Librazhd–Fushë Studen, Korçë–Dardhë dhe Zëmblak–Goricë. Autoritetet u bëjnë...
Burimi:
ntv.al