Al Jazeera ‘jehonë’ protestës në Ditën e Pavarësisë: Mijëra njerëz kundër qeverisë, pati përleshje me policinë

Al Jazeera ‘jehonë’ protestës në Ditën e Pavarësisë: Mijëra njerëz kundër qeverisë, pati përleshje me policinë

“Al Jazeera” i ka kushtuar një artikull protestës antiqeveritare të zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Në artikull, media thekson se policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të larguar protestuesit, ndërsa këta të fundit hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të tyre dhe institucioneve shtetërore. “Policia shqiptare përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve të mbledhur në kryeqytet, Tiranë, të shtunën, ndërsa demonstruesit hodhën gurë dhe bomba molotov në përpjekje për të thyer kamerat e rrugës dhe dritaret e ndërtesave qeveritare.” “Al Jazeera’ e cilëson protestën si pjesë të një vale demonstratash antiqeveritare që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, duke përmendur pakënaqësitë e qytetarëve për korrupsionin, gjendjen ekonomike dhe mungesën e perspektivës...