Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për pjesëmarrësit në protestën antiqeveritare më 28 nëntor. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “DISTRIBUTION OF ELEMENTS”. Siguronin dhe furnizonin me sende të kundërligjshme pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar dje, me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e akteve të dhunshme, vihet në pranga një shtetase dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë, kapsolla, maska kundragaz dhe sende të tjera. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në...
Burimi:
gijotina.com