Bosnja dëbon katër diplomatë iranianë

Bosnja dëbon katër diplomatë iranianë

Katër diplomatë të Ambasadës së Iranit në Bosnjë e Hercegovinë janë shpallur persona të padëshiruar dhe janë larguar nga vendi, mëson Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL). Bëhet fjalë për Hossein Mahdian-Fard, Ehsan Sajjadi Monnazzeh, Morteza Fazali dhe Seyed Yaser Seyed Mohammadi, të cilët u larguan nga Bosnja e Hercegovina në nëntor 2026 dhe të cilët dyshohet se kanë lidhje me aktiviteteve të inteligjencës në favor të Teheranit. Në listën diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës për muajin nëntor, Hossein Mahdian Fard figuron si këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit, ndërsa Ehsan Sajjadi Monazzah dhe Morteza Fazali figurojnë si atashe. Seyed Yaser Seyed Mohammadi nuk figuron në listat diplomatike nga tetori 2025 deri në nëntor 2026....