Tiranë/ Furnizonte protestuesit me mjete për akte dhune, arrestohet 29-vjeçarja
Një 29-vjeçare, Fatime Paja është arrestuar dhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohet se siguronin dhe shpërndanin sende të kundërligjshme për t’u përdorur gjatë protestës së 28 Nëntorit. Gjatë operacionit të koduar “Distribution of Elements”, Policia sekuestroi 91 koktej molotov, 166 fishekzjarrë, 59 tuba metalikë, kapsolla, maska kundragaz dhe sende të tjera. NJOFTIMI: Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për sigurimin dhe shpërndarjen e sendeve të kundërligjshme, me qëllim përdorimin e tyre gjatë protestës së datës 28 nëntor, finalizoi operacionin policor të koduar “DISTRIBUTION OF ELEMENTS”. Gjatë operacionit u...
Burimi:
javanews.al