Zbardhen gjashtë grabitje në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

Zbardhen gjashtë grabitje në Durrës, arrestohet 23-vjeçari i dënuar më parë për vjedhje

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer 6 vjedhje në subjekte tregtare në qytet. Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar  “Again”, u bë e mundur zbardhja e 6 rasteve të vjedhjes dhe arrestimi i shtetasit E. Xh. Sipas policisë, 23-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të ndryshme me vlerë në gjashtë biznese në disa lagje të qytetit bregdetar. Njoftimi i policise:  Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”. Zbardhen 6 vjedhje të kryera në 6 subjekte tregtare, në Durrës. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë...