Rikthehet dëbora në juglindje, zbardhet Dardha e Korçës

Rikthehet dëbora në juglindje, zbardhet Dardha e Korçës

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të juglindjes së vendit, duke zbardhur edhe fshatin turistik të Dardhës në Korçë. Në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra, ndërsa reshjet janë shoqëruar me rënie të ndjeshme të temperaturave. Në Dardhë, temperaturat minimale parashikohet të zbresin deri në -12 gradë Celsius. Përveç Dardhës, reshje dëbore janë regjistruar edhe në Voskopojë, Vithkuq dhe Shtyllë të Korçës, në Qafë Thanë dhe zonën e Mokrës në Pogradec, si dhe në zonat malore të Kolonjës. Situata deri më tani paraqitet e qëndrueshme sa i përket furnizimit me energji elektrike, megjithëse në disa fshatra të thella malore janë shënuar ndërprerje të herëpashershme, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik....