Dhunë gjatë protestës në Tiranë, arrestohet i riu për sulmin me molotov ndaj policisë (EMRI)
18-vjeçari Andrea Qorraj është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka hedhur një koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pranë ish-hotel “Dajtit”, ku i riu ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e efektivëve të angazhuar me shërbim. NJOFTIMI: Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç. Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel “Dajti”, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim,...
Burimi:
javanews.al