Rama dhe Berisha, dy rrota biçiklete që nuk takohen kurrë

Rama dhe Berisha, dy rrota biçiklete që nuk takohen kurrë

Nga Lorenc Vangjeli Rama dhe Berisha janë si dy rrota biçiklete. Nuk takohen kurrë, por kanë nevojë për njëri-tjetrin për të qëndruar në ekuilibër. Nesë çpohet njëra, tjetra detyrohet të ndalojë. Nëse mungon apo dëmtohet njëra rrotë, biçikleta nuk është më e tillë. Vetëm të dyja së bashku mund të ecin përpara. Së paku kështu ka qenë që në vitin e largët 2008, kur Rama e Berisha vendosën me kushtetutë që do të ishin binomi që do të qeverisnin këtë vend, pavarësisht rolit vetjak: në zyrën e kryeministrisë apo në opozitë.Ky është çelësi për të kuptuar marrëdhënien mes këtyre burrave, që mallkojnë gjithë ditën njëri-tjetrin, që duket sikur urrehen për vdekje, që mobilizojnë turmën vetjake kundër tjetrit, por që në asnjë rast, nuk bëjnë dot...