Jo vetëm në Ksamil, shpërthim me tritol edhe në Fier, në shënjestër lokali
lokali ne fier FIER- Një tjetër shpërthim është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier. Uniformat blu njoftojnë se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:15 në një lokal, teksa vetë pronari 44-vjeçari Renato Mellara ka njoftuar policinë. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar fasada e lokalit. Paraprakisht dyshohet se lokali është dëmtuar nga një shpërthim me lëndë plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Fier/Informacion paraprak Më datë 29.11.2026, rreth orës 04:15, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në Fier, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit, dyshohet me lëndë plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Po...
Burimi:
zeri.ai