Durrës/ arrestohet 23-vjeçari me precedentë penalë, akuzohet për vjedhje në 6 biznese
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Again”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh në subjekte tregtare dhe duke vënë në pranga një 23-vjeçar me precedentë penalë. I arrestuari është shtetasi me iniciale E. Xh., banues në Durrës, i cili rezulton i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Volum, në bashkëpunim me shërbimet e rendit, i riu dyshohet se ka vjedhur shuma parash, pajisje elektronike dhe sende të tjera me vlerë në gjashtë biznese të qytetit. Vjedhjet janë regjistruar në lagjet nr. 3, 8, 15, 16, 17 dhe 18 të Durrësit, ndërsa veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e 23-vjeçarit. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse i...
Burimi:
kohajone.com