Protesta e 28 Nëntorit, bilanci i Policisë: 12 të arrestuar, një 18-vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj efektivëve (EMRI-VIDEO)

Protesta e 28 Nëntorit, bilanci i Policisë: 12 të arrestuar, një 18-vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj efektivëve (EMRI-VIDEO)

18-vjeçari-pamje te publikuara nga policia TIRANË- Policia ka arrestuar 12 protestues, ndërsa për 19 të tjetrë ka nisur procedimi penal, në kuadër të protestës së zhvilluar ditën e djeshme. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të arrestuarit dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, si dhe kanë bllokuar qarkullimin dhe dëmtuar pronën publike. Uniformat blu njoftojnë se si pasojë e akteve të dhushme të protestuesve, 17 punonjës Policie kanë mbetur të dëmtuar. Njoftimi i policisë:  Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike, arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë. Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës Policie. Në vijim të...