Protesta e dhunshme e 28 Nëntorit, 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Protesta e dhunshme e 28 Nëntorit, 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin e Traumës dhe në QSUT janë paraqitur gjithsej 61 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet. Aktualisht, disa prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa të tjerët kanë lënë spitalin me këshillën e mjekëve. NJOFTIMI: Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së djeshme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 50 pacientë, nga të cilët: • 17 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po merr trajtimin e...