A mund të dalë inteligjenca artificiale jashtë kontrollit? Skenari i frikshëm që mund të paralizojë botën brenda 24 orësh
Çfarë do të ndodhte nëse inteligjenca artificiale do të dilte jashtë kontrollit të njerëzimit? Si do të nisnin problemet, cilat do të ishin shenjat e para paralajmëruese dhe sa kohë do t’u duhej sistemeve kompjuterike për të paralizuar botën? Gazeta britanike “Daily Mail” i ka kushtuar faqen e parë një skenari hipotetik, në të cilin inteligjenca artificiale shndërrohet në një kërcënim ekzistencial për njerëzimin, duke paralizuar ekonominë, transportin, komunikimet, furnizimin me energji elektrike dhe duke e çuar botën deri në prag të një konflikti bërthamor. Gazetari Guy Adams ka zhvilluar biseda me ekspertë të fushës, ndërsa u ka kërkuar edhe platformave të ndryshme të inteligjencës artificiale të përshkruajnë, minutë pas minute, zhvillimin e një krize të tillë. Megjithëse bëhet fjalë për një skenar imagjinar dhe...
Burimi:
javanews.al