Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Në ditën e 12-të të protestës në Tiranë, juristi Kreshnik Spahiu tha se këtë të shtunë PD tentoi të vjedhë protestën. Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë për Report TvSpahiu shtoi se nga kjo protestë ai që përfiton është vetëm Sali Berisha. Ai solli në kujtesë lëvizjen studentore në vitet 90 ku theksoi se kreu i PD i vodhi protestën 40 mijë studentëve. Për Spahiun sa herë PD del në shesh, kauzat e popullit ‘shuhen’. “Sot ishte tentativa e PD për ta rrëmbyer protesën, flamurin e protestës. PD kishte lënë qëllimisht të parët protestën para se të mblidheshin flamingot, u munduan të hapen në ecje për të se ishin shumë. Kam një pyetje për ata që besojnë në rrëzimin e Ramës apo duan qeveri teknike. Në qoftë...