Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në votime. Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi për të dëgjuar zërin e qytetarëve. Ai nënvizon se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja e lartë forcon zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës. Reagimi i ministrit Hoxha: Të dashur bashkëatdhetarë, qytetarë të Luginës së Preshevës. Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton. Sot është dita për ta bërë...
Burimi:
javanews.al