Si i kapi FBI-ja dy vëllezërit nga Kosova që drejtonin tregun e identiteteve të vjedhura
Emra, adresa, të dhëna bankare dhe kredenciale llogarish shiteshin në Rydox, një treg ilegal online i drejtuar nga dy vëllezër nga Kosova. Dokumentet gjyqësore amerikane, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë si funksiononte tregu, si e gjurmoi FBI-ja dhe si hetimi çoi te drejtuesit e tij. Në nëntor të vitit 2022, një përdorues i ri hapi llogari në platformën Rydox, ku depozitoi kriptovaluta me vlerë prej 300 dollarësh amerikanë. Më pas, në këtë uebsajt ilegal, ai bleu rreth 40 paketa, që përmbanin të dhëna të vjedhura personale: emra, adresa, datëlindje, numra të sigurimeve shoqërore dhe të patentë-shoferëve. Por, blerësi s’ishte përdorues i zakonshëm. Pas tij qëndroi një burim i fshehtë i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara. Mes të dhënave...
Burimi:
syri.net