Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, nga ku u shpreh mbi zhvillimet në sektorin e aviacionit dhe zgjerimin e aktivitetit të kompanive ajrore që operojnë në Shqipëri. Gjatë prononcimit të tij, ministri bëri të ditur se një prej operatorëve më të rëndësishëm low-cost ka njoftuar shtimin e linjave ajrore dhe zgjerimin e flotës së tij në aeroportin e Rinasit “Kënaqësi të isha sot në aeroportin e Rinasit, ku një nga operatorët më të rëndësishëm low cost ka njoftuar shtimin e linjave ajrore, por edhe shtimin e flotës së vet në këtë aeroport. Sigurisht ky është një sinjal shumë i mirë për aviacionin në Shqipëri, pasi vazhdojmë me rritjen e tij dhe kjo është falë edhe...