Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më njihte grupi im kriminal, më kishin
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një pjesë nga përgjimet ambientale të kryera ndaj Meridian Sulajt, Avdul Sulajt dhe Klardi Sulajt, pjesë e grupit “Habilaj”. Në këtë përgjim, ata dëgjohen duke folur për “Audit” që Saimir Tahiri i ka shitur Artan Habilajt. Por në këtë përgjim, ata dëgjohen duke thënë se Tahiri është kryeministër, fakt me të cilin ish-ministri bën ironi, duke thënë se “grupi i tij e njihte aq mirë, sa e dinte se ishte kryeministër”. “Sa mirë mund ta njohësh partnerin… në krim? Mua, për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…”, shkruan Tahiri. Pjesë nga përgjimet e publikuara: Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka kryeministri, 03 është Audi që...
Burimi:
sot.com.al