OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër

OPINION – Projekti 866 mijë euro, bashkimi i votave pozitë- opozitë dhe zgjedhjet e 9 majit në Shkodër

Dy këshilltarë bashkiakë të grupit të PS- së në Shkodër, kanë bashkuar votat me këshilltarët e PD- së në abstenim për një projekt cross- border, i cili për një votë, nuk u miratua. Projekti i përbashkët, i fituar nga fondet e Bashkimit Europian, me vlerë totale 866 mijë euro e diçka më shumë, përfshinte Komunën e Ulqinit dhe World Vision. Nuk dihet si ka shkuar fati i këtij projekti në Këshillin Komunal të Ulqinit, por deri në miratimin e mundshëm nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, as Ulqini e as World Vision, nuk mund ta përfitojnë.Ndërsa nuk kanë shumë rëndësi emrat e këshilltarëve që abstenuan duke u reshtuar në linjë me opozitën lokale, mbase ia vlen që kjo çeshtje të shtrihet më tej, rreth 6 muaj...