Shqipëria mbyll kapitullin 20, Marta Kos: E ardhmja juaj është në BE
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për përparimin në procesin e integrimit evropian, teksa vendi pritet të mbyllë negociatat për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale. Gjatë deklaratës së saj, Kos vlerësoi punën e institucioneve shqiptare dhe theksoi rëndësinë e këtij kapitulli për zhvillimin e bizneseve, veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat i cilësoi si shtyllën kurrizore të ekonomisë. Sipas saj, mbyllja e Kapitullit 20 synon të krijojë kushte më të mira për rritjen e sipërmarrjeve shqiptare dhe hapjen e vendeve të reja të punës.“Dua të përgëzoj institucionet, administratën publike dhe shqiptarët për një tjetër arritje. Kjo është arritja juaj, ministre Delina”, u shpreh Kos, duke iu drejtuar ministres Delina Ibrahimaj. Komisionerja rikujtoi gjithashtu...
Burimi:
ntv.al