Shqipëria drejt BE-së, Rama synon mbylljen e të paktën 10 kapitujve këtë vit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg, ku Shqipëria pritet të mbyllë një tjetër kapitull në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kreu i qeverisë u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke deklaruar se synimi është që deri në fund të vitit të mbyllen sa më shumë kapituj negociues. Rama tha se Shqipëria synon të përmbushë angazhimet e saj brenda afateve dhe se planet për vijimin e negociatave janë ambicioze. “Jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar që përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam kryer disa takime inkurajuese se çfarë vjen më pas. Planet janë ambicioze, brenda këtij viti synojmë të mbyllim sa më shumë kapituj. Jam i bindur se, sa i takon anës sonë,...
Burimi:
ntv.al