Shkelje me financimet, KQZ kërkon ‘ndëshkim’ për subjektet politike, KAS e pranon: Gjoba 7.5 mln lekë në total
kryekomisioneri Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka miratuar sot kërkesën e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për gjobitjen e subjekteve politike. Përmes një shkrese dorëzuar sot në KAS, Celibashi kërkoi vendosjen e sanksioneve administrative ndaj disa partive politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin më 11 maj 2025. Në kërkesën që mban datën 3 tetor, theksohet se janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencë pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare mbi fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore. Në kërkesën e Celibashit, evidentohen shelje që përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël. Ndërkohë, vlera totale e...
Burimi:
zeri.ai