No Image Available

Shehaj përplaset me policinë në protestë: Kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur në protestë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së sotme, ku është përballur edhe me deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Sipas raportimeve nga vendngjarja, situata është tensionuar kur efektivët që shoqëronin Hitën kanë penguar dy deputetët t’i afroheshin drejtorit të Policisë. Gjatë përplasjes janë regjistruar edhe konfrontime fizike mes tyre dhe punonjësve të policisë. Pas incidentit, Agron Shehaj ka reaguar për mediat, duke ngritur shqetësime për shoqërimin e të miturve dhe ndërhyrjen e forcave speciale RENEA gjatë protestës. “Është e papranueshme të arrestohen minorenë, kanë nxjerrë RENEA-n të armatosur, përse i nxorrën? E keni parë çfarë ka ndodhur? Kanë dhunuar, gjakosur 15-vjeçarë në Komisariatin nr. 2. Drejtori nuk dha asnjë përgjigje,...