Kronikë nga asambleja e “shpirtrave të vdekur”!
Babua erdhi si Çiçikovi në asamble, me një pyetje që i rëndonte në kokë si çekan: nëse njeriu mund të jetë i gjallë fizikisht, por shpirtërisht i vdekur, bujkërobërit e tij janë vetëm emra në listë apo njerëz dikur të gjallë?! Kjo tollovi mendimesh i zgjati derisa vezët ranë mbi makinën e tij si breshër!! Përsiatjeve u zunë vendin zemërimi, mllefi, hakërrimi e kusure të tjera! Vera qe e hidhur, vjeshta më zeher, dimri derbeder! I fshehur prej javësh, herë në sënduk, herë në dollap, ishte plakur ca! I ra të zbardhet, të zverdhet, të skuqet e të nxihet! Trimat e tij gjithashtu ishin ca si shumë të frikësuar këtij moti! Shumë nga rrobat e tyre dolën jashtë përdorimi nga të lagurat e të pëgërat!...
Burimi:
ntv.al