EKSKLUZIVE/ Dokumenti i panjohur i Arkivit Osman: Vendimi i Gjykatës së Stambollit që dënoi me vdekje Ismail Qemalin më 1901
Nga Evarist Beqiri ?Pavarësia e Shqipërisë u ngjiz si një përplasje e pamëshirshme ligjore e gjeopolitike mes një burrështetasi dhe një perandorie. Dokumentet e Arkivit Osman zbardhin një të vërtetë të ftohtë: Stambolli e dinte se Ismail Qemal Vlora po projektonte shtetësinë shqiptare që në vitin 1901.?Sipas burimeve turke, më 18 Maj 1901, Gjykata Penale e Stambollit shpalli dënimin më të rëndë për atë që e cilësonte “i arratisuri nga Vlora”. Në dokumentin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë, të nënshkruar nga Ministri Abdurrahman Nureddin Pasha, Ismail Qemali dënohet me vdekje në mungesë (neni 54 i Kodit Penal), shoqëruar me përjashtimin nga shërbimi civil dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive.?Arsyetimi i akuzës përbën një gjetje kapitale për historiografinë tonë. Bazuar në raporte sekrete të inteligjencës nga...
Burimi:
ntv.al