“Sekonda të tmerrshme”, dëshmitë e pasagjerëve pas aksidentit tragjik në Spanjë
Të paktën 86 persona kanë humbur jetën dhe 77 persona janë shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur sot në Spanjë, ku 15 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja spanjolle e Shëndetësisë, Monica Garcia, e cila përmes një postimi në rrjetin social X ka konfirmuar se autoritetet shëndetësore kanë marrë masa emergjente për përballimin e situatës. Sipas ministres, të gjitha spitalet kanë aktivizuar planet e tyre të emergjencës, duke përforcuar shërbimet e urgjencës dhe sallat e operacionit, si dhe duke riorganizuar aktivitetet e kujdesit shëndetësor për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve. Autoritetet vijojnë të ndjekin situatën dhe të ofrojnë ndihmën e nevojshme për personat e lënduar. Ndërkohë pasagjerët që ndodheshin në trenin e përfshirë në aksidentin...
Burimi:
ntv.al